Gjykata ka shtyrë dhënien e vendimit për Saimir Tahirin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve n.arkotike si pjesë e një grupi të strukturuara k.riminal.
Duke dalë nga gjykata, Tahiri tha se policët që akuzohen sot nga prokuroria si pjesë e grupit k.riminal, janë ata që kanë denoncuar Habilajt për trafik ndërkombëtar.
“Akuza është se unë jam pjesë e një grupi k.riminal bashkë me disa policë, të cilët nuk kanë qenë në detyrë në Vlorë në atë periudhë.
Madje, këta policë kanë denoncuar vetë Habilajt dhe ata e kanë nisur këtë proces ku jam unë i akuzuar. Është vendimi i Anti-mafias italiane, që i shpall këto akuza të gënjeshtërta. Sot u provua tërësisht, se ato akuza nuk janë të faktuara”, tha Tahiri.
Tahiri bëri gjithashtu deklaratën e fortë, duke thënë se, ky është një montim që i bëjnë nga jashtë sistemit të gjykatave. Duke lënë të kuptohet, se është dikush i fuqishëm në politikë, që kërkon dënimin e tij. Seanca e radhës do të zhvillohet më 19 shtator, ora 09:00.