Kryeministri Edi Rama do të flasë paraditen e së mërkurës në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Rasti “Xhafaj” nuk do të jetë e vetmja temë diskutimi në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Kryeministri pritet që të flasë edhe për negociatat dhe të paktën të sinjalizojë nëse vizita në Paris dhe takimi me Presidentin francez, Emmanuel Macron i kanë mbushur mendjen këtij të fundit për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
“Nesër në 11:00 përpara grupit parlamentar dhe për ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”, shkruan ai në rrjetet sociale.