Kritikave për aplikacionin ‘Aktivisti’, kryeministri Rama u është kthyer me ironi, duke cilësuar ata që ngrinin akuza si “balta e djajve”. Rama ndan një video me disa prej punonjësve të administratës ku ironizon opozitën, akuzë të cilën e sheh po aq boshe saç përdorej dikur në retorikën e tyre patronazhisti.
“Patronazhisti është ç’është, po aktivisti… s’keni parë gjë akoma, akoma”- thotë Rama
Cila prej ‘2 PD-ve’ në zgjedhje, debati në Report Tv! Gazetari: Berisha thjesht kërkon asimilimin e grupit tjetër! Analisit: Ka shumicën, po bën opozitë
LEXO EDHE:
Cila prej ‘2 PD-ve’ në zgjedhje, debati në Report Tv! Gazetari: Berisha thjesht kërkon asimilimin e grupit tjetër! Analisit: Ka shumicën, po bën opozitë
Në mesazhin e tij, Rama “përgatit” punonjësit e administratës me skemën politike në kundërshtarët e tij, të cilët janë të dëshpëruar e shumë të çoroditur.
“Të dashur aktivistë të Partisë Socialiste,
siç edhe ju’a kisha thënë, ja ku erdhi dita që i harruan patronazhistët dhe u turrën mbi aktivistët
Urime për pagëzimin tuaj në baltën e djajve, e cila është prova e relevancës në skenën e betejave politike dhe sociale në këtë vendin tonë të vogël e të bukur, por me zhurmaxhinj e ligësira që s’të ndahen.
Tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë e në ndërkohën që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës, si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë, ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja urdhëro si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur.
Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma.”- shkruan Rama.
Kujtojmë se opozita akuzon qeverinë se është duke përdorur një aplikacion që janë pajisur të gjthë punonjësit e administratës dhe nënpunës të tjerë në mënyrë që të bëjnë like dhe share postimet e kryeministrit Rama. Meta thotë se ky është një tjetër skandal dhe se PS nëpërmjet këtij aplikacioni ushtron shantazh dhe përdor administratën publike për qëllime politike.
Partia Socialiste do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen, manipulimin dhe fabrikimin e të dhënave të rrjetit social të aktivistëve të saj, i cili është lehtësisht i verifikueshëm si një mekanizëm komunikimi i brendshëm mbi bazën e vullnetarizmit të çdo përdoruesi.
Çdo përpjekje e dëshpëruar propagandistike për të hedhur edhe më shumë baltë mbi PS thjesht na rrit dëshirën dhe na forcon vullnetin tonë në rrugën e një fitoreje tjetër kuptimplotë, më 14 maj, kur falë edhe rrjetit tonë social të aktivistëve, Partia Socialiste do të jetë shumë hapa përpara kundërshtarëve të çoroditur e të dëshpërua”, shkruan Rama.