Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me lajmin se dosja në ngarkim të tij ka shkuar në gjykatë nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Në një deklaratë për mediat nga Kruja, kreu i opozitës tha se të gjitha këto janë gënjeshtra.
Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama tha se kishte prova për pastrim parash pasi kërkon të heqë vëmendjen nga dosjet e vjedhjeve të votave.
“Këto janë gënjeshtra. Rama tha se kishte prova për pastrim parash, vetëm që të heqë vëmendje nga dosjet e bujshme të vjedhjeve të votave. Tha se ka dokuemtne për para ruse dhe e vetmja gjë që doli ishte se ishte akuzë e qesharake dhe e turpshme.
Tha se kishte dokumente hetimi ndaj PD, por nuk doli kështu. Prokuroria është detyruar të pranojë problemet. Edhe atë dosje në gjykatë do ta çmontojnë. Na akuzuan për pastrim parash, për mbështetje nga rusët etj. Ra 90 përqind. Atë 10 përqind do e zbërthejnë”, tha Basha.