• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Akuzat për racizëm nga Aston Villa, reagon Skënderbeu: Trillime pa fakte dhe të neveritshme

October 24, 2025
in Sport

KF Skënderbeu ka reaguar fuqishëm pas akuzave të ngritura nga Aston Villa U-19 për thirrje raciste të pretenduara gjatë ndeshjes së UEFA Youth League të zhvilluar mes dy klubeve në Korçë (1-1). Skënderbeu i ka quajtur pretendimet si të pavërteta, të pa argumentuara dhe të neveritshme.

Skënderbeu thekson se gjatë gjithë ndeshjes nuk ka pasur thirrje raciste, as në fushën e lojës dhe as jashtë saj. ‘Sipas raportit të arbitrave dhe delegatëve të ndeshjes, nuk ka asnjë dëshmi apo indikacion që të mbështesë pretendimet e Aston Villas’, shkruan klubi korçar.

Klubi bardhkuq gjithashtu shprehu indinjatën për mënyrën se si klubi anglez ka justifikuar barazimin e ndeshjes, duke “shpikur situata të pavërteta pa lidhje me atë që ndodhi në stadiumin ‘Skënderbeu’”.

KF Skënderbeu ka kërkuar që Aston Villa, e cila ka transmetuar ndeshjen live dhe ka akses në pamjet filmike, të bëjë publike materialet.

Reagimi i plotë i klubit:

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është njohur sot me vendimin e UEFA-s për hapjen e çështjes disiplinore për korre raciste në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës për ndeshjen UEFA Youth League, Skënderbeu U19 – Aston Villa U19.

KF Skënderbeu mohon kategorikisht akuzat e ekipit Anglez duke vendosur në dukje se në asnjë moment nuk ka pasur thirrje raciste karshi asnjë lojtari si në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Ky Fakt është lehtësisht i verifikueshëm nga Raporti i Arbitrave dhe Delegatit të ndeshjes të cilët kanë deklaruar se nuk kanë qënë dëshmitar të asnjë thirrje raciste karshi ekipit kundërshtar.

KF Skënderbeu shpreh idinjatën për faktin se si një klub Profesionist si Aston Villa justifikon rezultatin e ndeshjes duke trilluar situata të paverteta të cilat nuk kanë lidhje me atë çka ndodhi në stadiumin “Skënderbeu”.

Inkurajojmë klubin e Aston Villa e cila ka pasur të drejtën për të transmetuar LIVE’ këtë ndeshje, dhe gëzon pamjet filmike të ndeshjes të vendosë në dispozicion pamje filmike në vënd të trillimeve pa fakte dhe të neveritshme.

Ne jemi dëshmitarë të një organizimi në standartet e kërkuara nga UEFA dhe gjatë gjithë ndeshjes si organizatorët por edhe tifozët e pranishëm në stadium kanë treguar RESPECT, FAIR-PLAY DHE GJITHEPËRFSHIRJE, vlera që vetë loja e Futbollit mbart në vetvete, vlera të cilat nuk janë respektuar në asnjë moment nga Klubi I Aston Villa, drejtuesit e të cilëve para, gjatë dhe pas ndeshjes kanë treguar mos-respekt ndaj Klubit tonë.

KF Skënderbeu beson se Futbolli është më shumë së një lojë – është një urrë e cila bashkon njerzit pavarësisht kufijëve, gjuhës dhe prejardhjes, duke na kujtuar se thelbi i kësaj loje magjike qëndron në unitet, respekt, gjithëpërfshirje dhe pasion të përbashkët.

Futbolli është një gjuhë universale që bashkon njerzit ndaj KF Skënderbeu bën thirrje faktorëve të ndeshjes të fokusohemi tek Futbolli i luajtur dhe vlerat që klubet respektive mbartin.

Me respekt,

KF Skënderbeu

Next Post

Fatos Lubonja: Ç’është ky popull, është budalla që voton akoma Edi Ramën? Berisha gjënë më të rëndë ka '97, por erdhi në pushtet për të luftuar korrupsionin

Fariu tejkalon tronditjen nga p..rdha. Trondit studion me parashikimin për të ardhmen e Sali Berishës dhe betejën me SHBA

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved