Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka siguruar konsumatorin se prodhimet e bujqve shqiptarë janë të sigurta.
Brace ‘i detyruar’ nga postimi i Blendi Fevziut i cili postoi ne rrjetet sociale një video ku tregon se pjepëri në Shqipëri është i helmuar me përmbajtje të lartë nitrati.
Të sponsorizuar nga importues frutash në luftën kundër prodhimit vendas e quan Braçe “lodrën kineze” që sipas tij Fevziu përdorte për të matur gjoja nitratin.
“Ta pyesësh për nitratin që “zbulojnë” ato lodrat kineze sjellë në këtë vend nga importues frutash e perimesh në luftën kundër prodhimit vendas, e fyen; Janë bujq që punojnë drejt e ndershëm! Prodhimit të tyre as që i afrohet në shije ai turk apo grek që importojnë këta”, shkruan Braçe.
Braçe ka edhe një mesazh për të gjithë qytetarët duke theksuar se aparatet testuese që po reklamohen në internet kanë si qëllim që të sabotojnë prodhimin vendas.
“Të paguajnë për çdo lodër kineze këta importuesit e neveritshëm të tregut të Klodit, kurrë nuk do shesin dot shije si kjo e shalqinit të Divjakës, Çermave, Imshtës, Shkodrës etj! Blini prodhim vendi pa frike nga lodrat kineze të importuesve,” shkruan Braçe.