Sali Berisha duket se do ta ketë punën pisk edhe me Bashkimin Europian, pasi rrezikon të shpallet “non grata” nga të gjithë vendet unionit. Gazeta “SOT” e ka paralajmëruar prej javësh se Brukseli mund të aplikojë ndaj Berishës të njëjtën skemë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, duke e shpallur person të padëshiruar, ndërkohë që të njëjtën paralajmëroi këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
ankara escort
balgat escort
çankaya escort
çebeci escort
demetevler escort
dikmen escort
eryaman escort
esat escort
etlik escort
keçiören escort
kızılay escort
kolej escort
rus escort
sincan escort
yenimahalle escort
alanya escort
Por këto sinjale, janë injoruar dje nga ish-kryeministri Berisha, i cili nga qyteti i Shkodrës, u shpreh i bindur se asnjë vendim për shpalljen e tij “non grata”, nuk mund të merret pa asnjë proces gjyqësor nga BE. “Nuk ka asnjë informacion të tillë.
Bashkimi Europian ka një rezolutë të BE-së në të cilën deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk mund të merret pa asnjë proces gjyqësor, por duhet të jem i qartë, asgjë në botë nuk do mundet të ndalojë këtë projekt. Ky trend është i pandalshëm, sado të lobojë Rama, sado miliona të shpenzojë, kjo lokomotive do të nxjerrë atë nga pushteti”, deklaroi Berisha i sigurtë.
Ja “kleçka” dhe kush e ka në dorë fatin e Berishës
Por kjo deklaratë e kreut të “Foltores” është një blof i vërtet, pasi Bashkimi Europian, pritet të aplikojë ndaj tij të njëjtën skemë si Dodiku i Bosnjës dhe dokumenti është gati, i njëjtë me atë të SHBA dhe Britanisë së madhe. Nga ana tjetër, që nga momenti kur Dodik u fut në listën e sanksioneve të SHBA, ai filloi një angazhim publik për ta goditur SHBA tek investimi i tyre kryesor në Bosnjë Hercegovinë, që është Marrëveshja e Dejtonit.
Me lidhjet e tij direkte me Rusinë, me ngritje të institucioneve paralele në pjesën serbe të Bosnjës dhe ngritjen e një fryme anti-amerikane që e maskonte me “interesat e serbëve të Bosnjës”, Dodik praktikisht ka bërë këto vite atë që Sali Berisha po bën këto muaj, që në momentin kur ka hyrë në rrethin e parë të sanksioneve të SHBA.
Njësoj si Dodik, i cili është mik i tiranit rus, Vladimir Putin, edhe Berisha ka shpikur pas sanksioneve një armik, që është Xhorxh Sorosi dhe në fakt po punon natë e ditë të krijojë një front anti-amerikan në Shqipëri, që të duket njeri me mbështetje politike. Pra Bashkimi Evropian është i shqetësuar për situatën alarmante në Bosnjë dhe nëse do të nisë të njëjtat sanksione si SHBA dhe Britania varet nga situata në Bosnjë dhe vendimet e Dodikut për të mos shkaktuar tension.
BE në këtë moment prioritet ka situatën në Bosnje e Hercegovinë, pasi atje janë rritur aktivitete secesioniste të Republikës Sërpska dhe situata, sipas ekspertëve të BE-së, “paraqet krizën më të madhe politike që nga përfundimi i luftës në vitin 1995”. Prandaj, edhe sanksionet ndaj liderëve të Ballkanit Perëndimor mund të zbatohen së pari për ata nga Bosnja e Hercegovina.
Këto masa të BE-së, sipas një kornize që tashmë ekziston, do të përfshinin ngrirjen e pasurisë dhe ndalimin e udhëtimit për politikanët, të cilët konsiderohen përgjegjës për shkeljet, të cilat shihen si rrezik për unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Pra, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës si edhe Britanisë, edhe Bashkimi Evropian e ka gati një “listë të zezë” për pushtetarët e lartë që tentojnë të destabilizojnë vendin dhe mes tyre janë politikanë të lartë, ku më i rrezikuari pas Dodikut është Sali Berisha./Rigels Seliman