Albërie Hadërgjonaj është padyshim një nga ato këngëtare që di si ta fitojë vëmendjen. Është bërë nënë në moshë të re, por vazhdon të jetë shumë në formë. Prej kohësh është zhvendosur drejt Amerikës ku jeton me njërën nga vajzat e saj, por shpesh rikthehet në Shqipëri.
Pikërisht gjatë vizitës së fundit ajo është fotografuar gjatë një pasditeje tek shëtiste me motrën dhe mbesën e saj në njërën nga qendrat tregtare të Tiranës. E veshur thjesht, pa grim, Albëria ishte vërtet larg imazhit që jemi mësuar ta shohim, por gjithsesi në formë të shkëlqyer.