Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti ka miratuar lëvizjen e lirë me vendet e rajonit, çka është pjesë e procesit të ashtuquajtur të “Shengenit Ballkanik”.
Dy vitet e fundit, me këtë tezë është sulmuar egërsisht nga Albin Kurti ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e sidomos kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili është shprehur gjithnjë hapur për këtë zhvillim.
Kreu i komanduar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka sulmuar fort sot Albin Kurtin, me “armët” e Vetëvendosjes.
“Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë, sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit.
Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re. E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin!”, shkruan Enver Hoxhaj, kryetari i PDK.