Albin Kurti sëbashku me kabinetin e ri qeveritar të Kosovës kanë rënë dakord që të ulen pagat për kryeministrin dhe ministrat.
Ishte Haradinaj i cili me një vendim të 2017 rriti rrogat e kabinetit qeveritar, por Kurti tashmë me vendimin e ri do të marrë 1500 euro.
Nëse do të vijonte me rrogën e Haradinajt ai do të merrte 2950 euro, por me vendim qeverie e ka përgjysmuar me minus 1450 euro.