Nga Anri Bala
Protestat në Tiranë për lirimin e ish krerëve të UÇK, nuk janë për Gjykatën Speciale, por për parlamentin e Kosovës, i cili përmes një votimi me 2/3 mund të kufizojë në mandat gjykatën dhe përmes ndërhyrjes së Edi Ramës, i cili ruan një raport të shkëlqyer me ndërkombëtarët, e kundërta e kryeministrit të Kosovës
Me çdo mjet duhet të bëhet i mundur kufizimi i një prej institucioneve që ka ndryshuar misionin e tij dhe ne vend që të japi drejtësi po tenton të relativizojë genocidin serb, autor të masakrave, jo vetëm ta relativizojë në Kosovë por dhe në Bosnje Hercegovine, etj.
Ky kufizim s’mund të bëhet njeanshmërisht, ndaj duhet dhe faktori ndërkombëtare, ku Rama është garantor:
1-Për të rishikuar mandatin e Gjykatës Speciale dhe përfundimin e çeshtjeve kryesore
2- Transferimin e kompetencave në sistemin gjyqësor vendas
3- Ndërkombëtarizim të balancuar të drëjtësisë, ku trajtohen krimet dhe të palës serbe.
Albin frikacaku nuk mund te fshihet më përmes justifikimeve, se meqë “ju” ishit pro gjykatës e “unë” kundra themelimit të saj, tani mbajeni…!
Vetë Alimehmeti ishte shprehur, se kishin tentuar me Ramën të bisedonin me ndërkombëtarët por pengesa e vetme ishte Albin Kurti!
Rama përmes protestës në Tiranë po godet qëndrimet e Albinit dhe kërkon drejtësi, duke “vrarë me nje gur dy zogj”. Problemi eshte se Zogu i parë siç dihet deri tani, i ka sherbyer agjendës serbe, po ky Zogu i dyti kujt i sherben? /Ekskluzive.al