Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që nuk ekziston, ka dorëzuar sot në zyrat e Delegacionit Europian dhe në Ambasadën Amerikane një kërkesë, ku kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur me 6 kallëzimet e tyre në SPAK për shembjen e Teatrit.
Shpresojmë se këta klloun të kenë ngatërruar adresë sepse zyra e BE dhe ajo e ambasadores Kim nuk janëe tutor dhe aq më tepër nuk kanë tagrin e llogariidhënies tek qytetarët shqiptarë, por në zzyrat që i kanë emëruar në vendet nga vijnë.
Regjisori “shqiptaro-italion” Edmond Budina shprehu pakënaqësinë e tij për hapat e ndërmarra nga institucionet e drejtësisë për këtë çështje dhe i drejtohet Sorecës si Italian kur Soreca nuk përfaqëson italin por BE.
Gjithashtu ai dha edhe një mesazh për ambasadotin e BE-së Luigi Sorecën, të cilit i tha publikisht se peshqit e mëdhenj jane te teatri.
Ja çfarë shkruan Budina që siç duket covidi e ka lenë me pasoja shtesë:
“Z.Soreca, ju dhe unë kemi nënshtesinë italiane dhe jemi qytetarë të BE-së. Dua t’ju them se Reforma në Drejtësi, duhet të vazhdojë, po, por duhet të japë rezultat. Dhe prandaj duhet të nisë nga teatri. Reforma në Drejtësi, duhet të kapë peshqit e mëdhenj dhe peshqit e mëdhenj janë te teatri, hapni rrjetën dhe do i gjeni. Unë personalisht, nuk kam besim te ju z.Soreca, sepse keni pasur deklarata të vakëta, por respektoj institucionin që përfaqësoni”, tha Budina, ndërsa nuk u kursye as për ambasadoren Yuri Kim.
“Ambasadorja amerikane, zonja Kim, u takua me Ramën një ditë para shembjes së teatrit dhe në perceptimin e opinionit publik u la të kuptohej se është dakord me shembjen e teatrit, ose le të themi që i dha alibi kryeministrit. Unë nuk besoj se ka qenë kështu, por zonja ambasadore mbase duhet të sqarojë për çdo keqkuptim. Ne duam të dimë se ku janë hetimet, çfarë po bëhet me paditë tonë, ku u gabua dhe duam të dimë nëse Reforma në Drejtësi do të japë fryte”, theksoi regjisori.