Aleatët e Lulzim Bashës duan zgjedhje në 13 Tetor. Kjo bëhet e ditur nga një letër që i kanë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkojnë hapjen e procedurave për regjistrim si dhe organizimin e tyre.
Vendimi vjen pas një takimi me Bashën në selinë e PD, ku duket se ky i fundit po i përdor aleatët drejt një strategjie të re.
Në thelb, partitë e vogla të opozitës kërkojnë të hyjnë në zgjedhje sipas dekretit të Presidentit, qoftë edhe me Ramën kryeministër.
Në thelb, partitë e vogla të opozitës kërkojnë të hyjnë në zgjedhje sipas dekretit të Presidentit, qoftë edhe me Ramën kryeministër.
Nëse merret për bazë data e caktuar nga Presidenti, afati i fundit për regjistrim është 4 Gushti. Letra është firmosur nga Partia Republikane, ajo Agrare Ambientaliste dhe LSI.