Kreu i Partisë Agrare dhe Ambjentaliste Agron Duka, në emisionin “Pesë pyetjet me Babaramon”, ka vlerësuar punën e Qeverisë në aspektin ekonomik.
Ndryshe nga Lulzim Basha, aleati i tij ka thënë se nuk mund të flasin keq kundër vendit të tyre, duke lënë të kuptohet se nuk janë dakort me veprimet e kreut të PD, që ka ndërmarrë në Evropë për të “kryqëzuar” Qeverinë.
Sipas Dukës, nuk mund të thuhet se Qeveria nuk ka luajtur asnjë lloj roli pozitiv.
“Nuk them se Qeveria nuk ka luajtur asnjë lloj roli. Qeveria ka luajtur një rol pozitiv, por nuk ka arritur aty ku duhet”, ka thënë Duka.