Stadiumi ‘Allianz Arena’ në Mynih mund të mbajë emrin e legjendës së ndjerë, Franz Beckenbauer gjatë kampionatit Europian të këtij viti. Propozimi duket se ka ardhur nga Federata Gjermane e Futbollit.
Është tabloidi gjerman ‘Bild’ që konfirmon se në tryezën e organit qeverisës të futbollit Europian ka mbërritur kjo hipotezë, me impianin që do të pagëzohet kështu gjatë turneut të verës, duke filluar nga 14 Qershori.
Ajo që është e sigurt për momentin është se stadiumi që pret ndeshjet si vendas të Bayern Munich nuk do të quhet ‘Allianz Arena’ gjatë kampionatit gjerman.
E gjithë kjo pasi rregullat e UEFA-s pengohen nga riemërtimi i stadiumit për shkak të sponsorit të klubit. Në fakt, në listën e stadiumeve që do të jenë protagonistë në eventin kontinental, ‘Allianz Arena’ është emërtuar “Munich Football Arena”.
UEFA tashmë ka nisur me promovimin e eventit me emrin e planifikuar fillimisht dhe po vlerëson nëse do të ishte e udhës ndryshimi pak muaj para fillimit të kompeticionit. Asnjë vendim përfundimtare nuk është marrë për momentin, duke qenë se kujtimi i një prej ikonave të mëdha të futbollit ndërkombëtar dhe fituesi i një kampionati europian në vitin 1972 me Gjermaninë Perëndimore, do të ishte një gjest i mirëpritur nga të gjithë tifozët dhe më gjerë.