11 vjeçari Alvin Berisha, pasi u nxor nga kampi në Siri dhe u bashku me familjen, ka bërë ndërhyrje në këmbë, e cila kishte pësuar një lëndim gjatë shpërthimit të bombës që i mori jetën nënës së tij në Siri.
Infermierja Janis Jackson Hayes që e kuroi atë fillimisht në kamp pas plagosjes ka publikuar disa foto të Alvinit pasi e ka vizituar në shtëpinë e tij në Itali.
” Në rrugën tonë për të parë fëmijët tanë të tjerë për Krishtlindje, dhe marrim një telefonatë nga Madeline Hayes, Alvin dhe Afrim Berisha. Më poshtë është një fotografi që Madeline e mori atë në kampin e refugjatëve në Siri, në maj. Të tjerët janë sot në Itali. Ai është i sigurt dhe i lumtur me babanë e tij,”, shkruan Janis Jackson Hayes në Facebook.