Sot është një ditë e rëndësishme për gjithë shqiptarët, 5 shtatori shënon ditën e shenjtërimit të të madhes Nënë Tereza.
Për të kujtuar Nënën Terezën dhe veprimtarinë e saj nuk ka munguar edhe një postim nga Ambasada Amerikane. Nëpërmjet një postimi në Facebook , ambasada ka publikuar një foto të Nënë Terezës ku shfaqet nën shoqërinë e zonjës Reagan.
Postimi i plotë:
—- | Foto e Ditës | 21 qershor, 1985. E shoqëruar nga Zonja Reagan, Nënë Tereza i shpreh mirënjohjen Presidentit Ronald Reagan gjatë ceremonisë ku ajo u dekorua me Medaljen e Lirisë #DitaEShenjterimitTeNeneTerezes (–: Associated Press)