Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca kërkon punë në luftën ndaj korrupsionit. Paralajmërimi nga BE vjen, pasi nëse nuk luftohet, Shqipëria ngelet jashtë Bashkimit Evropian.
Soreca ka përshëndetur vendimin për zgjatjen e afateve të punës së Komisionit hetimor për incerenatorët. Soreca shkruan se lufta ndaj korrupsionit dhe transparenca janë kyçe për integrimin.
“E rëndësishme që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së.
Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe Shqipërinë në rrugën e saj integruese”, shkruan Soreca.