E nominuara e presidentit amerikan Donald Trump për ambasadore në Shqipëri Yuri Kim ka dalë para Sentatit ku edhe ka folur për axhendën e saj pas akreditimit në Tiranë. Ajo ka deklaruar se SHBA inkurajon Shqipërinë për reformat e nisura.
Kim ka thënë se Shqipëria do të inkurajohet për vijimin e reformave ndërsa ka theksuar se mbështet gjithashtu ngritjen e SPAK dhe BKH-së.
“Do të inkurajojmë Shqipërinë në reformat e saj. Do të mbështesim ngritjen e SPAK dhe të BKH-së. Do të mbështes forcimin e ligjit. Do të punoj për luftimin e krimit të organizuar”, tha kandidatja për ambasadore e SHBA Yuri Kim.
E pyetur për ndikimet ruse dhe si do të punojë në Shqipëri, kandidatja për ambasadore në vendin tonë Youri Kim deklaroi se në Shqipëri, ndikimi rus është pak ose aspak i ndjeshëm.
“Mendoj se mënyra për të ecur përpara bazohet në solidaritet, integrim dhe bashkëpunim. Duke qenë se Rusia nuk ka tërheqje të madhe në Shqipëri, ne do mbajmë vende të tilla më afër”, tha Yuri Kim.