Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, nuk është e lehtë për mua të shpërngulem në Itali.
Kështu e ka perifrazuar vendin tonë, ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës në Tiranë Dewi Van de Weerd, e cila e shoqëron postimin në rrjetin social Twitter me një foto të liqenit artificial të Tiranës dhe një foto në Itali
E ndërsa ambasadorja e Hollandës ka marrë kujtimet më të bukura nga Shqipëria për një vend të mrekullueshëm siç shprehet, qeveria e Hollandës nuk u bind që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian, kur Hollanda ishte një ndër tre vendet skeptike për të shtyrë me një vit procesin evropian të Shqipërisë.
Pavarësisht kësaj, ambasadorja ka thënë vec fjalë të mira për vendin tonë.
“Jam në Itali, kam filluar në një pozicion të ri. Të thuash mirupafshim nuk është e lehtë, pork a qenë një privilegj I madh të shërbej si ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri. Unë dhe familja ime gjithmonë do të mbajmë mend kujtime të fortë të punës dhe jetesës në këtë vend të mrekullueshëm” shkruan ambasadorja, raporton Newsbomb.al.