Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin vendet ballkanike për të diversifikuar burimet e tyre të energjisë.
Ambasadorja Yuri Kim thotë se përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi riafirmuan edhe një herë mbështetjen e fortë për diversifikimin e burimeve dhe rrugëve të furnizimit me energji.
Në një reagim në rrjetet sociale, ajo thotë se “zhvillimet në Shqipëri, veçanërisht në Skavicë dhe Vlorë, janë çelësi i synimit të përbashkët strategjik për integrimin rajonal, prosperitetin dhe lirinë” duke i kërcitur edhe njëherë dhëmbët non grata Berishës dhe gjithë lehsave të tij, për këto investime të rëndësishme strategjike amerikane për vendin tonë të cilat Berisha pa asnjë autoritet i sulmon, duke përdorur një tufun shkallabanësh që i shkojnë pas nga Dibra dhe Vlora ,pa e kuptuar se nuk luhet me fatin e vendit dhe me investimet amerikane duke ndjeku nga pas një person me pullë të kuq në politik nga Amerika. /Ekskluzive.al