Italia ka mposhtur Greqinë në finalen e turneut bamirës “Të ndërtojmë së bashku”, të ardhurat e të cilit do të shkojnë në ndihmë të familjeve dhe viktimave të tërmetit fatkeq të 26 nëntorit.
Në takimin e fundit, të kaltërtit kanë thyer Greqinë falë një autogoli të ardhur pas harkimit të Zakardos.
Interesant ishte fakti se këtë sfidë e gjykoi një treshe femrash, me kryesore Emanuela Rustën.
Kështu, Italia e drejtuar nga Xhani de Biazi çon në shtëpi kupën, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit reskeptin e shqiptarëve.