Nga Bledi Mane
Si një ish burgaxhi i vjetër që jam, u revoltova kur dëgjova regjistrimet audio të debateve nga gjyqi i kryebashkiakut të Tiranës. I pandehuri natyrisht do mbrojë veten e do justifikohet për akuzat kundër tij por replikat e prokurorit nuk ishin vetëm fyese por edhe poshtëruese.
Një prokuror special republike që e ka rrogën sa 5 mjekë, sa 10 mësues, sa 15 pastruese rrugësh përdorte një retorikë harbutçe që të ngjethtte sedrën dhe normat. Një prokuror që kushedi ku ka dhënë fjalën a kushedi ku ka marrë qokën për të “vrarë politikisht” qytetarin numër një të Tiranës ky i fundit i zgjedhur me votë.
E ndërsa ridëgjoj tonalitetin dhe fyerjet që përdor ky malukat drejtësie në salla gjyqesh ndjej neveri për të sepse po tenton të hedhë në erë një institucion si Spak ku kemi varur shpresat e mëdha të integrimit.
Qerosi i Durrësit që bën si gango në Tiranë duhet ta kuptojë një herë e mirë se lufta kundër korrupsionit nuk bëhet duke groposur të drejtat bazike të njeriut e aq më keq kjo sjellje nga një prokuror që deri dje krimi e zinte me shpulla dhe e përdorte si tel alumini.
Në përgjithësi këta tipat e dhunuar privatisht bëjnë si gangstera në publik dhe mua hijet e dyshimit më shtohen, mos vallë Ina e rreh me shpulla të dielave në darkë te apartamenti te kulla e kuqe në rrugën e Elbasanit dhe si kundërpeshë ky qerosi bën si gangster të hënave në sallat e gjyqeve?