• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, March 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Analiza: Sa vepra penale konsumon Sali Berisha sa herë paraqitet në dyert e SPAK?

March 16, 2026
in Aktualitet, Debat

Çdo paraqitje e ish-kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ai shkon për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, shoqërohet me një ritual të përsëritur që ka të bëjë pikërisht me deklarata të ashpra politike, akuza ndaj institucioneve të drejtësisë dhe një gjuhë që shpesh ngre pikëpyetje jo vetëm politike, por edhe juridike.

Edhe këtë të hënë, siç raportoi gazeta TemA, nga ambientet e SPAK, Berisha sulmoi sistemin e drejtësisë dhe institucionet që e përbëjnë atë, duke i cilësuar zyrtarët e tyre si “llum zyrtar” dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se kontrollon gjykatat dhe organet e drejtësisë.

“Kontrolli i gjykatave nga Rama faktohet muajt e fundit. Zyrtarët… meritojnë të quhen llum zyrtar… Historia e tyre do të arkivohet si një histori turpi, njerëzish pa dinjitet”, deklaroi, mes të tjerash, Berisha, ndërsa shtoi se sipas tij “sovrani do të jetë ai që do ta çojë Ramën në bankën e të akuzuarve”.

Por përtej retorikës politike, deklarata të tilla të bëra në ambientet e një institucioni hetimor si SPAK ngrejnë dyshime lidhur me konsumimin e elementeve të veprave penale, pavarësisht se asnjë nga instutucionet zyrtare të drejtësisë nuk reagon ndaj gjuhës ës përdorur nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Në Kodin Penal shqiptar parashikohen disa dispozita që lidhen me mbrojtjen e funksionimit të drejtësisë dhe të institucioneve të saj.

Një prej tyre është neni 318 i Kodit Penal, që lidhet me “fyerjen e gjyqtarit, prokurorit ose funksionarëve të drejtësisë për shkak të detyrës”, i cili parashikon përgjegjësi penale në rastet kur ndaj tyre përdoret gjuhë fyese apo denigruese. Po ashtu, neni 319 parashikon veprën penale të “kanosjes për shkak të detyrës”, ndërsa jurisprudenca ka konsideruar se sulmet sistematike ndaj institucioneve të drejtësisë mund të konsiderohen edhe si tentativa për minimin e autoritetit të tyre publik, nëse ato kalojnë kufirin e kritikës politike.

Në deklaratën e tij të sotme, Berisha përdori një gjuhë tejet të ashpër ndaj institucioneve të drejtësisë, duke përmendur konkretisht KLGJ-në, ILD-në, SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

“A mund të imagjinoni një institucion zyrtar që mashtron dhe shumëzon veten me zero për hir të Irenës me pesë mbiemra… që lëpin çizmet e saj?”, tha Berisha, duke iu referuar gjyqtares Irena Gjoka dhe institucioneve që, sipas tij, e kanë mbrojtur.

Paradoksi qëndron në faktin se këto deklarata bëhen pikërisht në dyert e Prokurorisë së Posaçme në momentin kur Sali Berisha paraqitet për të zbatuar një masë sigurie të vendosur nga drejtësia, ndërkohë që askujt nuk i bëjnë përshtypje dhe reagojnë ndaj këtyre deklaratave.

Kujtojmë se Berishës kjo strategji e sulmit dhe e linçimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve i ka dhënë një farë efekti, duke e imunizuar ndaj hapjes së çështjeve të tjera penale, pavarësisht se në çdo dalje të tij ai ezauron disa vepra penale, mbi të cilat mund të fillojë një procedim./TemA

Next Post

Lufta në Lindjen e Mesme, Starmer i përgjigjet Trump-it: Ngushtica e Hormuzit nuk ishte kurrë një mision i NATO-s

Parlamenti s’mund të mbrojë vetëm Ballukun, duhet të ndalë abuzimin me arrestet

Berisha sulmon Silvio Gonzaton: Në Bruksel sillet si ambasadori i…

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved