• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Analizë: Nisma e Gjykatës së Lartë për të parë standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD-së në sjelljen e saj ndaj ligjeve

March 11, 2026
in Debat

Nisma e fundit e Kryetarit të Gjykatës së Lartë për të rishikuar praktikën unifikuese të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal ka ekspozuar inkoherencën e Partisë Demokratike ndaj qëndrimeve të saj të mëparshme.

Siç raportoi gazeta TemA një ditë më parë, nisma synon të rishikojë tre elemente kryesore të praktikës së deritanishme: nëse gjykatat duhet të analizojnë realisht masat alternative përpara se të vendosin “arrestin në burg”; nëse rrezikshmëria e të pandehurit mund të deduktohet vetëm nga natyra e veprës penale; dhe mbi kë bie barra për të justifikuar nevojën e paraburgimit, pra mbi prokurorinë apo mbi vetë të pandehurin.

Argumentimi i Gjykatës së Lartë mbështetet në dy shtylla kryesore: së pari, në ndryshimet e bëra ndër vite në Kodin e Procedurës Penale, të cilat kanë përforcuar detyrimin për vendime të arsyetuara dhe për një analizë më të individualizuar të rrethanave konkrete të rastit dhe, së dyti, në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ka theksuar vazhdimisht se paraburgimi nuk mund të mbështetet në formula të përgjithshme apo stereotipe, por duhet të justifikohet me arsye konkrete dhe të mjaftueshme.

Mirëpo, siç ndodh përherë, kjo gjë nuk i ka pëlqyer Partisë Demokratike, e cila u përfshi një dtë më parë në këtë diskutim, fillimisht nëpërmjet Belind Këlliçit dhe më pas nëpërmjet një reagimi të kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, të cilët e kritikuan hapur këtë nismë, duke e interpretuar si një lëvizje që mund të zbusë standardin e paraburgimit dhe të dobësojë luftën kundër korrupsionit. Bardhi e ka cilësuar madje si një ndërhyrje që mund të minojë punën e SPAK dhe të krijojë mundësi për lirimin e personave të hetuar për korrupsion.

Mirëpo, politikisht ky reagim i opozitës e ekspozon atë përballë një paradoksi me qëndrimet e saj ndaj drejtësisë dhe ndaj standardeve të saj.

Për vite me radhë, vetë drejtues të opozitës kanë kritikuar hapur përdorimin e gjerë të paraburgimit në Shqipëri. Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar publikisht se përqindja e të paraburgosurve në vend është shumë më e lartë se në vendet e Bashkimit Evropian dhe se paraburgimi shpesh përdoret si instrument presioni politik. Në këtë linjë, opozita ka akuzuar vazhdimisht sistemin e drejtësisë për përdorimin e masave të rënda të sigurimit pa një analizë reale të alternativave.

Pikërisht kjo është edhe logjika që përpiqet të adresojë nisma e Gjykatës së Lartë: forcimin e arsyetimit gjyqësor, analizën reale të masave alternative dhe kufizimin e përdorimit automatik të paraburgimit vetëm mbi bazën e rëndësisë së akuzës.

Paradoksi bëhet edhe më i fortë kur kjo çështje shihet në kontekstin e rasteve konkrete që kanë përfshirë vetë liderët e opozitës.

Nëse standardi që synon të qartësojë Gjykata e Lartë do të ishte zbatuar më herët në mënyrë më rigoroze, shumë nga debatet politike për masat e sigurimit ndaj figurave të larta politike do të kishin marrë një tjetër trajektore. Vetë Gjykata Kushtetuese ka konstatuar në një rast se qëndrimi për një kohë të gjatë i Sali Berishës në arrest shtëpie nuk ishte proporcional në raport me rrethanat e çështjes.

Në të njëjtën logjikë, edhe në rastin e ish-presidentit Ilir Meta, një interpretim më strikt i standardeve të proporcionalitetit dhe të karakterit përjashtimor të paraburgimit mund të kishte çuar në një qasje tjetër procedurale, ku hetimi dhe procesi gjyqësor do të zhvilloheshin në gjendje të lirë deri në një vendim të formës së prerë.

Në këtë kuptim, nisma e Gjykatës së Lartë duhet parë në mënyrë profesionale, jo sipas interesave të politikës së ditës.

Kur bëhet fjalë për drejtuesit e saj, opozita ka kërkuar vazhdimisht respektimin e standardeve të proporcionalitetit dhe kufizimin e paraburgimit, ndërkohë kur një institucion i drejtësisë hap një debat për të njëjtat standarde, reagimi është inkoherent dhe absurd.

Një opozitë nuk mund të ekzistojë dhe të fitojë besimin e publikut nëpërmjet inkoherencave, por vetëm nëprëmjet qëndrimeve të qarta dhe në përputhje me interesin e publikut./ TemA

Next Post

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Parlamenti Europian voton raportin: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë! Inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

Ilir Meta intervistë nga izolimi: "Ramaforma" është kronika e një katastrofe të paralajmëruar

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved