Carlo Ancelotti është shprehur shumë i lumtur me fitoren që Real Madridi e arriti ndaj Barcelonës në javën e nëntë në La Liga.Los Blancos fituan 3-1 ndaj Blaugranasëve në “Santiago Bernabeu”, për të kryesuar si të vetëm në ligë.
Pas ndeshjes, italiani ka thënë se ai ishte siguruar që të mos i bënte gabimet e njëjta si në derbit e edicionit të kaluar, ndërsa kishte vënë edhe nën markim të rreptë Robert Lewandowksin.
“Pas asaj që ndodhi herën e fundit, doja të sigurohesha që të luanim një lojë më të thjeshtë”, ka deklaruar fillimisht Ancelotti.
“Sigurisht, u përpoqa të mos përsërisja gabimet që bëra në ndeshjen sezonin e kaluar”.“Kam përdorur Militao për të bllokuar Lewandowskin, mendoj se funksionoi!”.
“Po, pesë ndryshime ju ndihmojnë shumë, por nuk mund t’i vendos të gjithë, edhe pse mendoj se bëmë një lojë perfekte”.Ancelotti më pas tha se nëse Krim Benzema e fiton Topin e Artë nesër (e hënë), atëherë do të bëjnë festë të madhe.
“Nëse Karim (Benzema) fiton Topin e Artë, do të bëjmë një festë të madhe. E meriton një gjë të tillë dhe këtë e dëshmoi edhe sot se është një lojtar i kompletuar dhe i gatshëm ta ndihmojë skuadrën çdo herë”, ka shtuar më tej strategu italian