Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar menjëherë pas akuzave nga Andi Lila se qeveris nuk ka bërë asnjë gjë për statusin e futbollistëve. Lila u kujtoi Braçes se politika kujtohet për futbollin vetëm kur shkojnë në Europian.(lexo këtu)
Ndërsa Erion Braçe i ka theksuar futbollistit se nuk ka pse i kërkon llogari atij pasi marrëdhënia është mes futbollistit dhe klubit. Ai është shprehur se kontratat e futbollisteve kanë rregulla dhe institucione ku mbrohen dhe nuk është qeveria ajo që i garanton.
Reagimi i plotë i zv. Kryeministrit:
I nderuar zoti Lila!
Nuk do replikoja kurre me nje futbollist-ata thjesht i ndjek ne gare, i duartrokas pa fund kur e meritojne, por meqe u prezantuat nga detyra e larte e kryetarit te pare te Sindikates se Futbollisteve, po ndaj me ju, tre kater mendime mbi ate qe lexova.
E para dhe kjo eshte personale; Jo ju, por kerkush perfshi dhe ate qe e dallova mes rreshtave, nuk me thote dot se si duhet te flase!
Une zotni kam lirine te them ate qe mendoj dhe e bej si dua: Prej pasionit si tifoz e s’me vjen turp hic, prej detyres egzakt kur duhet te bej detyren, teresisht e ndare me pasionin!
Tani per ceshtjen; E para, une nuk paragjykoj kerkend, as individe, as ekip e as FSHF.
Une i referohem fakteve!
Tre vendime te Cas nuk jane paragjykim por vendime gjykate!
I fundit prej tyre ka legjitimuar sistemin BFDS te monitorimit te garave te paracaktuara me qellim bastet e paligjshme!
Kete ta them si shtetar mu ne mes te realitetit, por edhe si tifoz qe urren ta mashtrojne kur sheh nje ndeshje futbolli!
Tani nje pyetje kam; Ju perse refuzoni te pranoni qe paracaktimi i rezultateve te nje gare, kombetare e nderkombetare, eshte nje fenomen i perhapur ne futbollin shqiptar e per te cilin flasin te gjithe?
Nuk pastrohet, kurohet, permiresohet duke kapur majen e konkurences, financohet futbolli duke fshehur krimin zotni!
E dyta, mua me kerkon llogari per te drejtat e futbollisteve?!
Zotni e kam une gabim apo marredhenia eshte mes futbollistit, klubit, permes nje kontrate qe administrohet nga palet dhe FSHF-ja, e cila duhet ta mbroje ate kontrate?! Nese ti e di ndryshe, atehere kot qe e keni ngritur ate sindikate.
Kontratat e futbollisteve kane rregullat dhe institucionet ku mbrohen e te siguroj, nuk eshte Qeveria ajo qe i garanton. Kerkund.
E treta, po, ti ke te drejte, bilancet e pista jane detyre e Tatimeve.
Por duhet te dish dy gjera:
E para, te gjitha detyrimet e sotme ndaj fiskut i kane llogaritur tatimet, pra kane bere punen;
E dyta, sa here une kam nxitur kete-sic ti ma kerkon, FSHF ka uleritur per nderhyrje politike e ka kercenuar me UEFA!
Kjo eshte E VERTETA.
Si tre stadiumet e kesaj qeverie!
Aty luan ti!