Gazetari Alfred Lela i quajti “shpirtra të këqij” ata që kundërshtojnë Lulzim Bashën në PD.
I ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare”, Lela tha se kundërshtarët e Bashës kanë hatër mbetje për zgjedhjen e tij në krye të PD.
Deklarata ka shkaktuar akuza të forta nga anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi, e cila e konsideroi Lelën një nga “sekretarët” në hije të Bashës.
“Ju jeni pjesë shumë e afërt e enturazhit të kryetarit të PD-së”, tha Harxhi, sipas së cilës, Lela paguhet nga Basha dhe me paratë e tij ka ngritur dhe një portal.