• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, November 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Anglia fiton në Tiranë. Harry Kane prishi festën kuqezi me diopetë, të gjithë sytë nga Play Off-i

November 16, 2025
in Sport

Festa kuqezi u ndalua në ”Air Albania” në pjesën e dytë, ku Anglia kaloi në avantazh ndaj Kombëtares shqiptare, me dy gola nga Harry Kane dhe kështu fitoi sfidën në Tiranë. Kombëtarja shqiptare arriti ta përballonte mirë presionin e Anglisë gjatë pjesës së parë, por mbrojtja vendase u thye në pjesën e dytë, kur Kane shënoi. Disa minuta më pas, pas një super-rasti të Gjimshitit, i cili nuk u kthye në gol, Harry Kane shënoi sërish, duke i çuar shifrat në 0-2.

Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, me Hysajn që provoi të gjente një supergol në minutën e 18’, por tentativa përfundoi mbi kuadrat. Pas një paraqitje të mirë të kuqezinjve, gjithçka u prish pas një largimi jo të saktë të topit në minutën e 74’, Harry Kane përfitoi për ta dërguar topin drejt rrjetës.
Koha YouTube Channel

Në minutën e 82’, Harry Kane shënoi dhe golin e dytë personal dhe të dytin për Anglinë, duke futur në kasafortë tre pikët. Minutat e fundit Shqipëria u detyrua t’i luante me 10 lojtarë, pas dëmtimit të rëndë të Armando Brojës, i cili nuk kishte shumë minuta që ishte në fushë dhe e la atë mes lotësh.
Swiss Digital Desktop Reklama

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 në vendin e dytë me 14 pikë, pas katër fitoreve, dy barazimeve dhe dy humbjeve (të dyja me Anglinë). Kuqezinjtë tanimë e kanë siguruar fazën play-off dhe më 20 nëntor do mësojnë rivalin për ndeshjen që do luhet më 26 mars 2026. Finalet e Botërorit për kuqezinjtë kalojnë nga play-off, ndërsa Anglia si e para e grupit e ka siguruar vendin në eventin që do zhvillohet verën që vjen në Amerikën e Veriut.

Ndeshja

90+5′ Mbyllet 0-2 ndeshja në Tiranë.

89′ Probleme serioze për Armando Brojën. Sulmuesi nuk vazhdon dot lojën dhe shpërthen në lot, për shkak të dhimbjeve. Largohet me barelë.

82′ GOOL! Sërish Harry Kane shënon për Anglinë pas asistit të Rashford.

81′ Mundësi e mirë për Gjimshitin, tentativa me kokë nga mbrojtësi shkon mbi portë.

75′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Nedim Bajrami dhe futet Armando Broja.

82′ GOOL! Sërish Harry Kane shënon për Anglinë pas asistit të Rashford.

74′ GOOL! Harry Kane kalon në avantazh Anglinë. Krosimi nga këndorja devijohet nga Aliji dhe topi shkon në këmbët e Kane, i cili nuk gabon nga pranë portës duke mposhtur Strakoshën. 7 gola në tetë ndeshje për Kane këto kualifikuese.

67′ Arbër Hoxha bën çfarë do nga krahu i majtë, driblon Belligham dhe topi përfundon te Bajrami që godet jashtë.

62′ Rice dhe Eze dalin nga fusha, Foden dhe Saka në lojë për Anglinë.

57′ Eze i vetëm në zonë, goditja e tij devijohet në këndore nga Strakosha.

51′ Rasti më i pastër i takimit. Arbër Hoxha s’i beson syve se çfarë ka humbur nga brenda zone, një ‘penallti në lëvizje’ ndalet nga gardiani mik.

49′ Arbër Hoxha lëshon një ‘predhë’ nga jashtë zone, devijon në këndore Henderson.

46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime.

45+1′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë në ‘Air Albania’.

45′ Një minutë shtesë.

38′ Ndërhyrje e ashpër ndaj Asllanit. Ndëshkohet me karton të verdhë Wharton.

37′ Bowen provon diagonal nga brenda zone, pret Thomas Strakosha. E devijon topin në këndore.

30′ Hoxha tenton të mbyllë aksionin me Uzunin dhe fiton këndore.

25′ Ivan Balliu futet në fushë, merr vendin e Hysajt. Shkodrani ka rekordin e ndeshjeve të luajtura me Kombëtaren, 96-të.

24′ Elseid Hysaj shfaq probleme dhe nuk vazhdon dot lojën.

18′ Elseid Hysaj bën gjithçka mirë, goditja nga jashtë zone shkon pak mbi traun e portës.

15′ Ylber Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë, Guida nuk e fal ndërhyrjen ndaj Kane.

7′ Zbritje e shpejtë e Anglisë. Kane tenton të mbyllë aksionin me Rice, por ndalin Ismajli dhe Strakosha.

5′ Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë. Hoxha lëviz bukur nga e majta dhe fiton këndore. Kroson Asllani, por largohet topi nga Bowen.

4′ Vjen goditja e parë në portë. Provon Declan Rice, por ndal Thomas Strakosha pa shumë vështirësi.

1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.

Trajnerët Sylvinho dhe Thomas Tuchel kanë zbardhur rreshtimet në fushë. Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka zgjedhur që mos t’i rrezikojë lojtarët të ndëshkuar me karton të verdhë, në mënyrë që të mos humbasin sfidën play off, duke kryer një lloj rotacioni në disa reparte të skuadrës. Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Më mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën.

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni. /Trajner: Sylvinho.

Next Post

Shqipëria zyrtarisht në vazon e tretë për play-off-in e Botërorit, shmang përballjen me Kosovën! Rivalët e mundshëm dhe një dilemë

Mero Baze nxjerr bllof Vjosa Osmanin: 900 banda? As Serbia s’e ka thënë këtë shifër

Aksidentohet autokolona e J.D Vance, një oficer policie në gjendje të rëndë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved