Një çift i cili ankohej për zhurmat që shkaktonin fqinjët e tyre një kat më sipër, kanë gjetur një mënyrë tepër kreative për t’u “hakmarrë”.
Sipas mediave të huaja, në një video të publikuar në rrjetin social Tik-Tok, një burrë mban të dashurën e tij me kokë poshtë në mënyrë që ajo të përplas këmbët në tavan, duke dhënë përshtypjes sikur po ecën.
Mav eci nëpër të gjithë apartamentin duke mbajtur të dashurën e tij në tavan, kështu që duket se fqinji i tyre i zhurmshëm patjetër që mori ‘dënimin’ me të njëjtën mënyrë.
Videoja e publikuar ka marrë mbi 4 milionë klikime duke bërë xhiron e rrjetit.