Nga Anri Bala
SPAK, ylli në ngjitje i drejtësisë tashmë ka filluar zbehjen, për të mos thënë rënien! Kjo strukturë e hetimit në fillimet e saj na bëri të besojmë se diçka po lëvizë, diçka po ndryshon ose do nryshonte. Jo se në Shqipëri po niste “era Falcone”, por po fillonte ëndrra e mijëra shqiptarëve për pak drejtësi
Pavarësisht se filloi me arka peshqish dhe cironka, telefona, tendera brekësh dhe kapele policësh… hetuesit e drejtësisë së re na bënë të shpresonim, se nuk do të flinte mbi dosje si paraardhësit
Mirëpo ky ishte vetëm një iluzion. Altin Dumani dhe kolegët e tij nuk guxuan të luftonin krimin që nuk ishte “zbuluar” me SKY Ecc. Ata po kthehen në origjinë, si “noterizuesit” e qindra krimeve makabre të kryera nga opozitarët e sotëm dhe lukunia e tyre, dikur në pushtet.
Luftë e zellshme me të gjithë drejtuesit e majtë e bënë të dyshimtë dhe “pis” misionin e tyre për drejtësi dhe shtet ligjorë.
Akuzuat për shkelje të barazizë në tendera dhe shpërdorimi i detyrës, për vendime kolektive të strukturave të një pushteti krejt tjetër, të votuar nga mijëra qytetarë, janë bërë flamuri i betejës së tyre të rreme antikorrupsion…pa korrupsion.
Kjo ka krijuar idenë në administratë se tashmë tenderimet duhet të “bëhen” te SPAK-u ndryshe “komisioni i tenderimeve Dumani” të merr në qafë, duke nxjerr jashtë funksioni strukturat e specializuara dhe ligjore të kësaj fushe.
Deliri i madhështisë që e ka kapur shefin e radhës së kësaj strukture, i cili pak nga pak po merr rolin e një showman-i me daljet e tija publike, ka arritur aq lartë, sa ka sfumuar edhe gjithë shkallët e gjykatave, duke i kthyer ato në noteri akuzash penale.
Kjo po ndodh sepse reformatorët e drejtësisë i lanë dorë të gjatë SPAK nga paaftësia e tyre, duke krijuar një pjellë hibride në sistem… aë t’i hetoi, t’i kontrolloi, e t’i intimidoi pa kufizim dhe llogaridhënie të gjitha kolonat e shtetit, nëse ka dyshim të arsyeshëm.
Ky gabim i rëndë me dhënien e kësaj liri pa kufi, prodhon paligjshmëri në emër të drejtësisë, me mjete që nuk e justifikojnë qëllimin.
Pazaret politike dhe praktikat e ish dikaturës, me frikësim, intimidim dhe linçim të të dyshuarve për agjitacion propogandë, jo në lagje apo kolektiv, por me teknologji, është as më shumë dhe as më pak zbatimi i nenit famkeq “55”.
Mbushja e burgjeve më zyrtarë të lartë politik, pa prova për t’i akuzuar, por në pritje për t’i hetuar, na kujtojnë arrestimet e deputetëve të 1947-ës dhe luftën e pamëshirshme të hetuesisë komuniste ndër vite, kundër sabotatorëve të shkatërrimit imagjinar të pasurisë socialiste.
“Dora cunge” e drejtësisë që na hodhën si kopili në derën e xhamisë, nuk besoj se do të riparohet lehtë. Hetimi dhe gjykimi me letra anonime dhe dëshmitarë inekzistentë, na kujtojnë portetin e drejtësisë së frikshëm të kohëve të errëta të diktaturës, por me një ndryshim… Jovan Bregu donte një magazinë, kurse këta e kanë pazarin e rëndë… duan të drejtojnë një shtet me letrat e bixhozit nën dorë poshtë tavolinës, që po shkëmbejnë me disa përfaqësues të pamoralshëm të SPAK dhe GJKKO.
Të gjitha këto ngjarje e bëjnë pis drejtësinë e re me ushtarë të vjetër, duke e akuzuar si bashkëpuntore politike e kamufluar..opozitë e padeklaruar. Kjo është një njollë e zezë për parlamentin dhe Republikën parlamentare. Intimidimi dhe tentative për të frikësuar kollonat e shtetit, është një këmbanë alarmi edhe për “daltonistin” Edi Rama, që i shikon bardh e zi veprimet e disa shkallabanëve në SPAK dhe GJKKO, kur ata të vërbojnë me paligjshmërinë dhe paaftësinë e tyre.
Analfabetizmin juridik të ligjbërsëve sot ne po e paguajmë shtrenjtë, të bindur se drejtësia në këtë vend me të njejtët njerëz, që u rritën juridikisht dhe politikisht me ushtarët e drejtësisë që lamë pas është mision i pamundur…utopi. /Ekskluzive.al