Nga Akil Ylli
Ndërkohë që sot, sistemin e drejtësisë e kanë futur në centrifugën e Vettingu-t për ti hequr handrakun 30 vjeçare, paprit e pa kujtu mësuam, se kanë mbetur akoma zhylsa të çertifikuar, si puna e dy prokuhorrave zgjebanik, të cilët me anë të zdrales së tyre morale, u munduan ti mbulojnë krimin e radhës Lulashit. Luj vendit bre!
Me siguri, gjithkujt do ti jenë shky sytë , kur ka mësuar këtë mysybet. Për gjithkënd besoj, është disi e paimagjinushme, që dy ndyça klasik, ti dalin para vorbullës vettingore dhe të pretendojnë të dalin pa u lag, duke konservuar gjithë pisllëkun dekador. Kjo është njesoj, sikur ti dalësh para vorbullës së uraganit e të pretendosh, që mbas tanë asaj hataje të dalësh shëndoshë dhe me kapelen mbi kokë. Absurde, apo jo!? Por ja që Antishtetit i paskan mbetë hala kobure me shpraz, edhe kur gjëja më e zgjuar për momentin, është heshtja e bekuar.
Thjesht prej këtij fakti, të lind e drejta të pyesësh: Ca do ti ketë shty vallë? Është krejt e natyrshme, që të ketë njerëz që mendojne, se ka mundësi që këta soj llomhanesh, janë kontigjen i Plepave, i Kristalit, apo eksrakte të mundshëm të ish kioskave universitare. Nuk jam kontra. Një nga arsyet mund të jetë dhe kjo. Por në këtë rast, ka diçka që e kapërcen anën profesionale. Te jesh prokuror byk i tëri è, prapseprap, kur e pranon që Lulashi ka paguar me kontratë e firmë 900 mijë dollarë, pa i deklaruara në asnjë prej institucionet përkatëse si detyrim ligjor, kurrsesi më pas, nuk mund të thuash që ky fakt nuk përbën vepër penale. Në këtë rast, kurrsesi nuk kemi të bëjmë, thjeshte me prrokurror qyqar të paaftë. Sepse mjafton që këta dy prokuhorra, të dinë sa bëjnë 1 plus 1( po e harrojmë atë, që kur është puna me numru, këta janë xhonglera) dhe është plotsisht e mjaftueshme, që megjith numrin e reduktuar të neuroneve në pronësi, të jenë në gjendje të arrijnë në konkluzionin, që Lulashi duhet të merret si i pandehur, për të gjitha shkeljet penale që burojnë nga ky krim. Por nuk është e thënë të ndodhë keshtu. Në vend qe prokurorët të jetë si kurrë më parë, qenë roje të ligjit për shkak mbijetese, ngaqë sistemi i drejtesisë gjendet akoma nën lëkundjet sizmike të reformës, këta dy prokuhorrat, i turren dhe i lehin ligjit. Ky lloj veprimi, tejkalon edhe mendësine e kamikazit. Një Zot e di, se në çfarë sorollopi speciet duhet të futen!?
Po ta shohësh përciptas, veprimi i tyre mund të ngjajë me atë të kamikazit, por po ta gjykosh më hollë, nuk ka të bëjë fare me të. Kamikazi, pamvaresisht se sa është i drejtë xhesti i tij, është i nxitur nga një ideal i caktuar, që e shtyn të shkojë drejt aktit ekstrem, siç është ai i sakfrifikimit të jetës. Mirpo, këtyre dy karabushave prokuhorra, nuk di njeriu çfare lloj ideali t’ju veshësh, dhe cili është ai, që mund ti nxisë deri aty, sa te ti justifikojnë vendimet e tyre. Të thuash që janë magjepsur nga liderllëku i Lulashit dhe karizmës së tij, kjo është blasfemi! Lulash mafishja, me karizmën e tij, nuk shkon dot përtej një lideri dallkauk të vajisur me zhel, dhe nuk frymzon askënd, përveç Xhekmarkajt e ndonjë tjetër opiumonist. Edhe ata pak rrezikzi që i shkojnë nga pas, kanë të njëjtat mendësi, ose hallet e tij. Ku kuuuu, mu hedh n’zjerm për Lulashin! E pamujtun! Është njësoj, sikur një ditë krejt papritë, ta shohësh komshiun tënd qose, me mjekër të dendur kaçurrele. Edhe nëqoftëse ndodh, me siguri e ka fallco!
Ekziston ndoshta dhe mundësia, që sebep për këtë absurditet, të jetë bërë dhe ndërhyrja e Matufit Dixhital. Siç dihet, fashinoja e numrave një në botë, gjithmonë ka gjeneruar ithtarë, pamvarsisht natyrës, se për çfarë e gëzojnë atë titull. Dhe siç është e njohur, Matufi Dixhital është njishi i rruzullit toksor, si shpifsi më i ndyrë. Bile, përderisa deri më tani, s’është bërë i gjallë një tjetër kundërshtar i denjë për të dhe me sa shihet, s’ka asnjë gjasë që të parashikohet dhe në të ardhmen, at’herë asgjë nuk na pengon të mendojmë, që bash në pjesën tonë të rruzullit, fati na ka dhuruar, pse jo, shpifsin më të ndyrë të Universit. Prandaj duke qenë i tillë, s’perjashtohet mundësia, që nuk i kanë rezistuar dot fashinos së tij dhe kanë bërë atë proçkë juridike. Megjithatë, gjithsesi, sado i besushëm të jetë ky variant, prap çalon. Kur vjen puna me kry, gjithkush thotë: O Mete per vete!
Gjithsesi, sado që të hamendësojmë, vështirë se do të gjejmë arsye të shëndoshë, që të justifikojmë këtë çmenduri juridike. Sado të tredhur mendërisht të jenë dy karajfilat e Prokurorisë, fakti që kanë aftesinë të shkruajnë e të lexojnë, tregon se handikapati i tyre mendor del e tepron, për aq sa nevojitet për të nxjerre një konkluzion pediatrik si: Lulashi ka shkelë ligjin, me katër kamt!
Nëqoftëse dikush na shtrëngon me zor, të zgjedhim një variant nga kjo panoramë hamendjesh, atë më afër së vërtës duhet ta kërkojmë te forca korruptive e lekave. Përballë tyre, jo rrallë dhe idealet shkrihen me lehtësi si krypa. Përfytoro mandej, se si mund të përballen me atë fuqi, njerëz të pa gdhendur pa din e iman, si takemi i këtyre dy prokuhorrave. Sigurisht që s’kanë tjeter rrugë: Do mbyllin, jo një sy e as dy, po të katër sytë e do bien me katër kamt mrend, ma zi se Lulashi!
Por shtegun më të lehtë për të zbuluar të vërtetën, ndoshta e gjejmë tek zbulimi që ka bërë Kryeministri, ekzistenca e së ashtuquajturës Banda e KCK-së. Duket si një nga ato satirat e zakonshme të Piktorit, por që në fakt është kostumi adapt, që ju shkon për shtat serës së prokuhorrave. Kap ça t’kapësh!
Tek togfjalshi mësipërm gjendet i gjithë sekreti, se çfarë e ka shtyn këtë specje ad hok, të kalojë në kriza akute psikojuridike dhe të përdoret si kobure nga Antishteti. Dhe vërtët, nuk ju ve faj që nguten, sepse ashtu si po rrjedhin ngjarjet, ka shumë mundesi që më vonë, të kapin këtë timin!