Nga Durim Madhi
“Taksimi i Rrugës së Kombit është kundër integrimit ndërshqiptar, kundër interesave të Kombit Shqiptar”, kështu e fillonte reagimin e tij Anton Berishaj, përfaqësuesi i MPJ së Kosovës.
“Përveç se pajtohem me këtë konstatim, do të shtoja se ekonomikisht do të jet edhe kundër shtetit shqiptar. Me liberalizimin e vizave, që tashmë është i pashmangshëm, shqiptarët e Kosovës nuk kanë pse të ‘patriotizohen’ në taksat absurde të qeverisë aktuale shqiptare.
Në rrugë të hapura, humbës do të jetë ai që vë pengesa në to përmes ‘penalizimit’”, shkruan zv. Ministri i Jashtëm.
Nuk e dimë, nëse ky është mendimi i qeverisë së Kosovës, apo është një reagim i paprecedentë, nga një përfaqësues qeverie, aq më tepër nga një përfaqësues diplomatik i shtetit të Kosovës?! Për reagimin e Anton Berishajt, për pak sa nuk mendova, se e kishte publikuar Sali Berisha, duke e përdorur Antonin si qytetarë digjital. Kurrë nuk mund të perceptohet, se një diplomat mund të marrë përsipër, si një përfaqësues i një shteti që akoma nuk ka hequr “pelenat” e tij, të flasi në emër të shqiptarëve, të të dy anëve.
Është e patolerueshme, që ky palo diplomat, të kërcënoi shtetin dhe qeverinë shqiptare, që gjoja na paska vendosur taksa absurde kundër qytetarëve të Kosovës. Taksa, është një taks nga më normalet dhe nuk është për qytetarët e Kosovës, por për qytetarët e Shqipërisë dhe të gjithë atyre, që mund tu lindi nevoja, të qarkullojnë në rrugën e Kombit.
Qytetari digjital Anton Berishaj nuk besojmë se është profesori, sepse as që mund të çojmë nëpërmend se është statusi i zv. ministrit të jashtëm. Ky i hedhur në media, nuk mund të kërcënoi me patriotizmin kosovar, duke udhëtuar nga Shqipëria, sepse si i shëtitur, e di mjaft mirë, se të gjitha rrugët për më mirë dhe për më lirë… për shqiptarët, vetëm matanë kufirit nga Shqipëria kalojnë.
Nuk e dimë, se kur ka qenë hera e fundit që ka udhëtuar digjitali Anton në Malin e Zi, Serbi, Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Bullgari apo Greqi, pa paguar taksa rruge. Ne akoma nuk kemi një shtet aq zemërgjerë, sa takson qytetarët e tij dhe përjashton qytetarët e një shteti tjetër, sepse siç e dini mirë, jemi dy shtete të ndryshme. Aq më tepër, se vëllazëria nuk është të grisim xhepat tanë, që të qepim tuajët.
Përsa i përket pengesave, nuk e di se kush i ndalon qytetarët e Kosovës të hyjnë e dalin lirisht në Shqipëri! Ne nuk shikojmë asnjë pengesë. Vetëm Antoni i shikoka në rrugë të madhe, aty ku do ngelka dhe Shqipëria. Ndaj, qytetari digjital i Sali Berishës, Anton Berisha, duhet të prononcohet për këtë deklaratë kërcënuese ndaj qeverisë shqiptare. Por, edhe qeveria shqiptare, pavarësisht se kush flet dhe kush nuk flet, duhet të reagoi dhe të kërkoi, prononcimin e qeverisë së Kosovës, e cila duhet të sqaroi pozicionin e Antonit, nëse ka folur si qytetarë apo si qeveritarë./TNA.al-Tellalli