Anxhela Nocka, 22 vjec, nderroi jete mbremjen e te premtes ne Spitalin e Budapestit. Studentja e vitit te katert te arkitektures, humbi betejen me leucemine akute nga e cila u prek ne menyre te befasishme ne janar te vitit 2017.
Anxhela Nocka u be e njohur nje vit me pare, kur nje solidaritet i jashtezakonshem qytetar, pasoi ne menyre te rrufeshme thirrjen qe familjaret dhe shoket e shoqet e saj bene ne rrjetet sociale, gazeta dhe televizione, per mbledhjen e fondeve qe do te benin te mundur kurimin e saj jashte vendit.
Nisma e studenteve te arkitektures „ Beje per Anxhin“ qe perfshiu organizimin e dhjetera aktiviteteve te bamiresise, shenoi nje rast unik qe bashkoi mijera qytetare te thjeshte, biznese private dhe institucione shteterore, ne nje aksion te perbashket humanitar qe mundesoi qendrimin e saj 1 vjecar ne nje qender te specializuar ne Budapest te Hungarise. Bashke me deshiren e madhe per te jetuar, kjo dashuri e madhe njerezore inkurajoi studenten e re per te luftuar fort, megjithe veshtiresite e medha me te cilat do te perballej dite pas dite. Pasi ju nenshtrua kimioterapise intensive, duke mos humbur shpresat deri ne momentet e fundit, Anxhela Nocka nuk ja doli ti mbijetoje semundjes se rende, duke lene ne mes endrrat dhe deshirat e saj.
Mes dhimbjes se pafund per kete humbje te madhe, familjaret e saj gjejne forca te falenderojne te gjithe ata qe besuan fort se Anxhela meritonte te jetonte, duke dhene nje kontribut te pacmuar per ti dhene asaj shansin e fundit per jeten. Ate jete, nga e cila ajo largohet sot gjithe dinjitet, se beri gjithshka deri ne kufirin e te pamundures, kur trupi u dorezua pergjithmone, por jo shpirti i saj.
Ceremonia mortore per ti dhene Anxhela Nockes lamtumiren e fundit, do te zhvillohet ne ditet qe vijne, pasi arkmorti me trupin e saj te mberrije ne Shqiperi.