Sali Berisha nuk është përgjegjës për 21 janarin, ai ka qenë në zyrë dhe urdhri është dhënë nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha.
Kështu u shpreh në studion e “Now” me Erla Mëhillin, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Nimani.
Ai tha se 21 janari ka qenë grusht shteti dhe Lulzim Basha, së bashku me Edi Ramën kanë përfituar, pasi Basha u bë kryetar bashkie dhe Rama kryeministër.
Imami tha se në “grushtin e shtetit” ishin të përfshirë disa figura, ndër to Basha dhe Rama, e këto figura ishin të organizuara sipas ish-ministrit nga një mendje e tretë, “një mendje djallëzore” siç e cilësoi ai.
Gjatë një deklarate për shtyp Lulzim Basha tha për hyrjen në PD të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij se nuk do të veprojë si Berisha me 21 janarin.
Për Arben Imamin, kjo deklaratë e Bashës ishte një vetdeklarim që ka qenë përgjegjës për 21 janarin dhe për ngjarjet që pasuan këtë ditë të shënuar.
“Tani kanë filluar të vetë-deklarohen. Deklarata e Lulzim Bashës për 21 janarin ishte vetë-deklarim. Një mendje djallëzore ka arritur të organizojë këto figura”, u shpreh ish-ministri i Mbrojtjes.
Arben Imami tha gjithashtu se shumicën e demokratëve e ka ajo pjesë e partisë që nuk e do Lulzim Bashën si kryetar.
Imami tha se procedurat e Kuvendit të 11 dhjetorit ishin të rregullta dhe se çështja ka shkuar në Gjykatë për shkak se Lulzim Basha nuk e pranon.
Për ish-ministrin është e pakuptimtë që Basha të mos njohë vendimin e rreth 5000 delegatëve, pasi kështu nuk njeh vendimin e partisë që drejton. Duke mos njohur vendimet e tyre, ata cilësohen si të shkarkuar e në këtë mënyrë, Imami tha se Basha do të ngelet “kryetar pa parti”.
“Lulzim Basha, që kur nuk e njeh vendimin e 5000 delegatëve i ka shkarkuar. Po partia është shumica, si të pëlqeu si nuk të pëlqeu. Shumicën e ka ajo pjesë e partisë që nuk e do Luzim Bashën si kryetar”, u shpreh Imami.