Dalin në dritë të tjera detaje lidhur me “21 janarin”. Arben Imami, ish-ministri i Mbrojtjes, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha, kërkoi që të nxirrte ushtrinë në rrugë që të shtypte protestuesit.
Imami ka zbuluar ish-kryeministri ka qenë në zyrë së bashku me të dhe ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar, me përjashtim të Lulzim Bashës. Ky i fundit, tha ai mungonte në këtë mbledhje të rëndësishme. “21 janari ka qenë grusht shtetit, se cilët janë aktorët e grushtit të shtetit merret vesh.
Ia kam thënë Berishës, këtu një mendje djallëzore ka arritur të organizojë këto figura, ndryshe nuk mund të bëjë. Berisha ka qenë në zyrë unë e di, ka qenë me njerëz, ky s’ka qenë aty, urdhrat i jep ministri, ka ardhur Berisha pas 21 janarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe i kam thënë, ushtria nuk del jashtë kazermave dhe nuk i jep asnjë njeri në botë ushtarakëve në kundërshtim me ligjin, por i thashë që askush nuk hyn në kazerma, i gjallë jo, është përgjegjësi e qartë se e kujt është, një grusht shteti, është një plan”, tha Imami.
Ndërkohë, pak ditë më parë edhe lideri demokrat Lulzim Basha, hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i përket 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha, se Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit, por ai nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.
“Partia Demokratike ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, si u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vendosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve”, deklaroi Imami.