Pas publikimit të audiopërgjimeve të “Bild”, mes kryeministrit Rama dhe Arben Keshit, kur ky i fundit mbante postin e shefit të fushatës për Partinë Socialiste në Dibër, mësohet se në atë kohë ai nuk mbante post si polic siç pretendon artikulli i fundit i publikuar nga “Bild”.
“Në 2013 kam qenë i katërti në listë. Nuk kam qenë në polici gjatë viteve 2011-2017”, mësohet se ka thënë Keshi, teksa shton se dhe tani mban postin e një specialisti të thjeshtë i policisë së Dibrës.
Artikulli i “Bild” i publikuar vetëm një ditë para vendimit të radhës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, është bërë pikërisht për të dëmtuar procesin dhe për të baltosur Shqipërinë./Ekskluzive.al