Gjatë viteve 2000-2002, kur Fatos Nano i besoi drejtimin e qeverisë Ilir Metës, në atë kohë kishte një njësi anti-korrupsion, e cila drejtohej pikërisht nga Arben Kraja, sot drejtues i SPAK-ut.
Kur, është pyetur gjatë një interviste ditën e sotme në EuroNews, mbi lidhjet e tij me Metën, Kraja është vënë në siklet. Ai deklaroi se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj është në hetim për dosjet që janë dorëzuar për financimet në parti, por pa dhënë më shumë detaje.
I pyetur se a ka zhvilluar ndonjë takim privatisht me Metën gjatë këtyre 3 viteve, për shkak të miqësisë së dikurshme, Kraja e ka mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë.
“Po janë çështje nën hetim, vazhdojnë hetimet edhe për ato. Janë disa çështje që lidhen me financimet e partisë dhe lobimin, nuk mund të them më tepër janë nën hetim.
Ne po hetojmë faktet, se kush do të dalë përgjegjës është histori e hetimit. Kam punuar një vit me Ilir Metën, unë skam takuar asnjë personazh politik në këto 3 vite”, u shpreh Kraja.
Gjatë intervistës ai nënvizoi se në asnjë moment nuk kanë marrë ndonjë udhëzim nga ndërkombëtarët për ndonjë çështje të caktuar.