Superiorja është një kampionat i komanduar sipas shijeve të drejtuesve të FSHF-së. Rasti i barazimit të sotëm midis Teutës dhe Partizanit, ku gjyqtari dha shtesë 2 minuta më shumë se shtesa që ishte programuar në fillim, tregon qartë se Teutës po i jepej një mundësi për gol dhe ashtu ndodhi, pasi pikërisht në shtesën mbi shtesë erdhi dhe goli i barazimit për durrsakët kundër Partizanit, një gol i shënuar nga portieri vendas, Shpëtim Mocka. Deputeti i PS, Erion Braçe, i cili njihet si një tifoz i zjarrtë i Partizanit, ka bërë një status në Instagram ku ka insistuar se sistemi i FSHF po paracakton garën. Duke marrë për shembull gabimet e sotme, dhe jo vetëm në ndeshjen e Partizanit, ai mendon se nëpërmjet gjyqtarëve dëshirohet të përcaktohet gara edhe për renditjen pas Skënderbeut.
Arbitri i F$HF i shtoi ndeshjes Teuta-Partizani, vetëm 4 minuta. Shiheni golin e Teutës; Është minuta e 95:30! 90+4=94, jo 95:30! Tellallët e F$HF thonë se u bënë dy ndërrime në shtesë dhe justifikohet shtesa nga 30 sekonda për çdo ndërrim! (Në shtesë eeeej) Por, 30•2=60, jo 90!!
Konkluzion 1:
Arbitri i F$HF e zgjati ndeshjen deri sa Teuta të shënonte, kundër çdo rregulli të shkruar e aplikuar ndershmërisht në mënyrë të barabartë! Fakt: Arbitri i F$HF lejoi një faull të pastër në rastin e shënimit të golit të Teutës! Shiheni; Portieri i Teutës vjen dhe me duar mban poshtë, i hipën mbi kokë lojtarit të Partizanit dhe shënon. Degjoni dhe tellallet e F$HF, nëse ka gjuajtur topin pa vënë duart mbi lojtarin e Partizanit, s’ka rëndësi që bën faull, është gol! Në fakt bën faull para se të gjuajë topin, shiheni dhe njëherë!
Konkluzion 2:
Arbitri i F$HF pasi zgjati ndeshjen përtej çdo caku, përcaktoi edhe rezultatin e saj duke akorduar një gol ardhur nga një faull i pastër. Po lë mënjanë faulla skandalozë, të dhunshëm të padhënë në dëm të Teutës me një arsye, ndëshkimin veçanërisht të Shkallës me të kuqe! Keshtu po paracaktohet renditja e “garës” së F$HF, pasi kanë mbaruar punë me të parin, po fiksojnë të dytin-në Lushnje sot nuk u dha nga arbitri i F$HF një penallti e pastër, veç të tjerave, po përcaktojnë të tretin duke përjashtuar nga gara një nga një pretendentet, Partizanin të parin.
Por nuk mbaron kur fryn bilbilin arbitri; Vijon në televizionin privat të F$HF, aty ky tre të paguar hem nga F$HF, hem nga Ortaku, justifikojnë arbitrat dhe mbrojnë “garën” e rreme të F$HF! Ky është Sistemi që kontrollon sot një nga bizneset më kriminale në vend- Garën e F$HF!
Tani, Çunat e Partizanit, ju e dini fare mirë që ndeshjet tuaja do jenë kështu, me arbitrat e F$HF kundër dhe punëtorët e F$HF duke i mbrojtur. Ju jeni mësuar të luani kështu! Ndaj nuk falet asnjë sekondë mungesë përqendrimi, neglizhimi, gabimi! E di, si gjithkush edhe ju mendoni se është lojë! Por per Partizanin nuk eshte! Është luftë e këtij llumi kundër jush! Ndaj ndeshja duhet mbyllur, me dhunë-gola pa fund siç me Lushnjën. Ndërkohë, Partizani Volej për vajza e djem sapo e bëri këtë! /Pamfleti.com