Ndryshime në strukturat rajonale të policisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Veliu ka autorizuar ndryshimet në komisariatet e vendit.
Në qytetin e Vlorës, zv/drejtor i policisë së qytetit është emëruar Dritan Dorda ndërsa postin e kreut të Komisiariatit erdhi Alket Ahmeti.
Ndryshime pati edhe në strukturat e policisë së qytetit të Pukës. Asllan Zhivani do të jetë drejtuesi i ri i Policisë së Pukës, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Pal Markun.
Asllan Zhivani ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, dhe deri tani punonte në drejtorinë e Përgjitshme të Policisë.
Nga ana tjetër, Pal Marku u emërua specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.