Pas dëshmisë së dhënë gati një orë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu është pyetur për videon e regjistruar ‘Babale2’ të Fredi Alizotit që publikoj deputeti i PD Ervin Salianji.
Nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Veliu ka mohuar akuzat e Alizotit. Zoti Veliu ka mohuar që të këtë bërë një shoqërim të Fredi Alizotit. Ai tha se datën që Alizoti pretendon se është shoqëruar nga ai me makinë, ka qenë në një aktivitet në 2 qershor.
Kujtojmë se pas publikimit të videos në fjalë Policia e Shtetit mohoi se Veliu ka kontaktuar apo është shoqëruar me personin në fjalë duke e quajtur videon fund e krye të pavërtetë. Për më tepër policia tha se mund të verifikohej lehtë se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti u shoqërua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.
Veliu mohoi totalisht përfshirjen në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.