Ardit Bido, që në zgjedhjet e 11 majit kandidon për Partinë socialiste në Qarkun e Vlorës, ka replikuar me Sali Berishës, pas shfaqjes krah Fredi Belerit në Bruksel.
“Doktor, me absurditete madhështore do ta bësh fushatën?
Aleanca e Antishqiptarisë Madhështore foli përsëri, këtë herë me “zërin e madhështorit” Fredi Beleri.
Dhe çfarë na tha?
Që minoriteti grek në Himarë qenka i dëmtuar… ngaqë ai u ndalua të hyjë në Kuvend, pasi u kap duke blerë vota.
Po që kur drejtësia shqiptare u bë problem për minoritetin, doktor?
Apo kur prek aleatët e tu?
Ndaj, doktor, na e thuaj njëherë: është minoritet grek Nivica, Shën Vasili, Lukova, Piqerasi, Sasaj, Borshi, Çorraj, Fterra, Vunoi, Piluri, Kudhësi, Dhërmiu, Palasa?
Apo thjesht për interesa elektoralë e bëni etninë me listë votimi?
Doktor, do të na kthesh një përgjigje? A janë minoritete greke edhe Kallarati, Kuçi, Tërbaçi, Bolena apo edhe vetë Himara?
Nëse do të vazhdoni të luani me identitetin e qytetarëve, mos u çudisni kur ata t’ju përgjigjen jo si “grekë”, as si “shqiptarë”, por si njerëz me dinjitet, që nuk shiten!
Bashkë, shihemi në Parlamentin e shqiptarëve.
Ti merre lavdinë me Belerin, ne merremi me punën”, thotë Bido në reagimin e tij.