Pas Lulzim Bashës dhe PD, edhe Arian Çani është shfaqur i shqetësuar për gjëndjen e spitaleve.
“Jam vetë dëshmitar, nuk ka më vende në spital tek COVID1 dhe COVID2, bëhet nami i zi.
Njerëzit e sëmurë përpëliten në ambulanca, pastaj në korridore dhe kanë hapur krevatë portativ nëpër urgjenca, është nami i zi.
Nuk kuptohet pse COVID3 dhe COVID4 që janë të sterilizuara nuk po hapen, por kjo tregon se do jetë një valë e tmerrshme COVID-i.
Por kjo nuk do të thotë që të kemi panik, të gjithë do të vdesim, por kjo nuk është se duhet të mërzitemi, se e rëndësishme është të vdesim me radhë”, thotë Çani.