Ditën e djeshme, Apeli i Gjykatës së Posaçme dha dënimin me burg për Saimir Tahirin. Ky lajm nuk u la pa u përmendur në emisionin “Zonë e Lirë”.
Arian Çani kishte menduar që të vendoste një pjesë nga një intervistë me Saimir Tahirin në vitin 2018, kur sipas moderatorit, vetë ai e ka paralajmëruar ish-ministrin që të merrte masa.
Moderatori pranon se kohë më parë e ka paralajmëruar ish-ministrin të bëj kujdes, të merrte masat dhe ai se kishte dëgjuar. Nëse do kishte marrë masa, ai s’do ishte sot në burg thotë Çani, që pranon se Tahiri nuk e besoi atë kohë”.
Pjesë nga fjalimi i gazetarit në emisionin “Zonë e lirë”:
“E dëgjove ishte provë në 2018, 4 vite më parë. I kam thënë gjëra dhe jashtë emisionit në kafe.
I kam thënë ja kush ta ka bërë, ja kush ta ka nxirë, ja kush ka shkuar në ambasadën amerikane, ja kush po ta bënë gropën.
E ke brenda në parti! E ke atje, do të të marri vendin, sepse ti je i fuqishëm. Ti je numri dy i PS-së.
Më tha e di Arian, po nuk ka çfarë të më bëj “të më haj…” dhe tha atë fjalën. I thashë je i sigurtë, merr masa tani se nesër do jetë vonë?
Nuk më dëgjoi plak, sot është në burg! Nuk dua të them më shumë se kaq, por unë i dhashë dhe disa teknika, që të mos vinte kjo ditë që erdhi. Nuk më dëgjoi, nuk më besoi.”, tha Çani.