Aritmetika” e Lulzim Bashes po gjen zbatim te pakten tek partia e tij. Nese per te 7×7 bejne 42, per deputetin Ervin Salianji, numri “43” duhet lexuar dhe llogaritur dhe si “64”.
Keshtu, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Kapital në Vizion Plus të gazetarit Aleksandër Furxhi, deklaroi se Lulzim Basha ka rritur partinë.
Sipas tij Basha në 2013-n ka marrë parinë me 40 deputet ndërsa sot ka një opozitë me 64 mandate.
Salianji tha se kjo ka qenë një taktikë e mirë në qeverisjen e partisë pasi ka çuar maxhorancën në 74 mandate nga 93 që ka pasur.
Pjesë nga deklarata e Salianjit:
Klasa politike vazhdon dhe përmirësohet, problemi është që nuk po rinovohet. Problem është që duke mos u lejuar që të votohet, nuk ka zgjedhje. Ne kemi shkuar në zgjedhje dhe nuk kemi asnjë rinovim dhe po bëjmë analizë.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë në kohezion për disa çështje, pasi ka folur gjatë gjithë kohës për kanabis. Eksponentë të lartë të saj në vite kanë folur për kanabizimin e Shqipërisë.
Partia demokratike në 2013 kishte 40 deputet, ndërsa sot Partia Demokratike është rritur. Maxhoranca ishte me 94 vota ndërsa sot është tkurrur. Pse nuk është taktikë politike, dhe e çon maxhorancën me 74 vota. Ku ke parë ti që kreu i opozitës të rris partinë me 20 deputet. Sot Lulzim Basha ka 64 deputet dhe kjo është një meritë e tij.