Arkeologët mendojnë se kanë zgjidhur misterin e një ”mumje që bërtet”, një kufomë e lashtë egjiptiane me një gojë të hapur, raporton Independent.
I njohur si “I panjohuri Mashkull” trupi u gjet në kompleksin e varrit Deir el-Bahari në Egjipt.
Analiza e ADN-së zbuloi se këto mbetje në të vërtetë i përkasin princit Pentevere, birit të faraonit Ramsay III, i cili ishte përfshirë në një komplot për të vrarë babain e tij.
Të dhënat historike tregojnë se princi u dënua me vdekje duke u varur për shkak të tradhtisë së tij.