Raphael Dwamena, futbollisti nga Gana, i cili u nda nga jeta pas një arresti kardiak gjatë një ndjeshje të Superligës, ishte këshilluar nga mjekët të mos luante më sport për shkak të problemeve të tij me zemrën.
Kur të gjitha ligat në Europë i kishin “mbyllur derën” dhe nuk e lejonin të luante për ekipet e tyre, për shkak se vite më parë futbollisti i ishte nënshtruar një ndërhyrje në zemër, duke vendosur defibrilator për shkak të problemeve të shfaqura, i vetmi që i hapi “dyert” drejt vdekjes ishte pikërisht Kryetari i FSHF Armand Duka, i cili sot po qan fatin e keq të futbollistit pas ndarjes së tij nga jeta në mënyrë të trishtë në fushën e blertë.
Ligat europiane nuk i kishin kthyer “shpinën” futbollistit, por edhe pas insistimit të tij po mundoheshin t’i shpëtonin jetën, sepse nuk ndodh dhe s’mund të lejohet, që një futbollist pasi shfaq probleme të rënda me zemrën, të lejohet të luaj sërisht futboll profesionist.
Por fajtori i vërtetë këtu në vend të një “mea culpa”, ka zgjedhur një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale ku thotë se është thellësisht i shokuar nga ndarja e parakoshme nga jeta e Raphael Dwamena. Nëse Duka nuk do e kishte lejuar futbollistin të luante në ligën e tij, ndoshta Dwamena sot mund të ishte ende në jetë.
“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena. Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave. Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij. Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dwamena”, shkruan kreu i FSHF, disa orë pas ndarjes nga jeta të futbollistit./Ekskluzive.al
Sad in Albania, in the elite of the championship/ Raphael Dwamena fell unconscious on the field during Egnatia-Partizani and then changed his life in the hospital pic.twitter.com/Pv7IExPXLY
— Klaudio Ndreca (@klaudiondreca7) November 11, 2023