Armando Broja rikthehet titullar. Chelsea do të luajë përballë Fulham ndeshjen e vlefshme për javën e 21 të Premier League. Sfida që do të zhvillohet në “Stamford Bridge” do të startojë në orën 13:30.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja është “graduar” si titullar në këtë sfidë. Mauricio Pochettino i ka besuar Brojës fanellën e titullarit, duke e rikthyer këtë të fundit të luajë nga minuta e parë pasi e nuk e bëri diçka të tillë në ndeshjen ndaj Middlesbrough në EFL Cup.