Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri.
Arrestimet i ka kryer Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.Bëhet fjalë për 6 efektivët e policisë që u morën me shoqërimin e të burgosurit., zv/shefi i policisë së burgut (se shefi ishte me leje) si dhe kryeinfermieri i spitalit.
Pasi u arratis nga Spitali i Durrësit ku po merrte mjekim, ende nuk ka asnjë gjurmë nga Altin Ndoci, i cili dyshohet të ketë qenë një prej ushtarëve të grupit Çopja.
EMRAT E TË ARRESTUARVE
Aulon Çuko
Dezdemon Pazaj
Dorian Saraçi
Sali Ferollari
Preng Marvataj
Fation Baçi
Aranit Çela
Violeta Uka






