Pasi ekspertiza e laboratorit anglez nxorri si të pavërtetë audio-përgjimin e të ashtuquajturës “Babale”, Prokuroria lëshoi masë arresti ndaj pjesmarrësve në këtë ngjarje të sajuar.
Masa e arrestit është dhënë në mugesë të Veliut. Masa arrest me burg është dhënë edhe për shtetasin Fredi Alizotin, (i cili interpretoi Agron Xhafajn në telefon) me akuzën e bashkëpunimit.Kurse për gazetarin Jetmir Olldashin është dhënë masa e Detyrim për Paraqitje.
Ky vendim i marrë nga Prokuroria solli edhe reagimin e kryeministrit Rama i cili përmes një statusi në llogarinë e tij në tëitter uron që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi,jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë!
Postimi i plotë:
“Uroj që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi,jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë!Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar,qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund.